Perkeqesohet pandemia ne Serbi | Lajme-News

2020-07-11 0

Këto janë radhët e krijuara në një nga qendrat e testimit për Covid-19 në Beograd të filmuara nga Televizioni Klan. Serbia ka shënuar numrin rekord të vdekjeve për një ditë nga virusi korona pasi janë regjistruar 13 raste, duke e çuar numrin në total në 330 persona. Në bazë të testimeve, edhe 299 persona janë infektuar me Covid-19 dhe numri ka shkuar në 16,719 raste të regjistruara që nga fillimi i pandemisë. Kjo ka bërë që në tërë Serbinë të jenë 17 qytete në gjendje të jashtëzakonshme. Gjithçka ngjan me një valë që ka rënduar jashtëzakonisht shumë sistemin.

"Kemi probleme pasi në Beograd shumicën e vendeve i kemi të plotësuara dhe mundohemi të gjejmë vende. Këtu vijnë nga e tërë Serbia dhe për një pjesë të pacientëve që tashmë janë duke marrë terapi do ta vazhdojnë atë".

Gjendja më e keqe paraqitet në qytetin e Nishit dhe atë të Novi Pazarit, të dy qytete në afërsi të Kosovës, kurse numri më i madh i të infektuarve vazhdon të jetë në kryeqytet. Serbia ka vendosur që të kthejë spitalet e përkohshme nëpër salla sporti. Autoritetet bëjnë apel për kujdes, por gjendja dukshëm është përkeqësuar dhe më nuk dihet se si shtrihet virusi.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange